Lista Serbe: Kurti po ikën nga dialogu

Lista Serbe: Kurti po ikën nga dialogu

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka deklaruar sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po ikën nga dialogu Kosovë-Serbi, transmeton Insajderi.

Simiq beson se Prishtina nuk është e gatshme të arrijë një zgjidhje kompromisi që do të respektojë interesat e shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

“Albin Kurti po ikën nga dialogu me Beogradin dhe Prishtina nuk është e gatshme të arrijë një zgjidhje kompromisi që do të respektojë interesat e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë dhe Metohi”, tha ai, raporton ‘Tanjug’.

Simiq tha se sjellja e Kurtit, i cili njofton se do të shkojë në Bruksel për të diskutuar të ardhmen, dhe jo vazhdimin e dialogut të mëparshëm, nuk është një befasi për serbët në Kosovë. /Insajderi.com