“Lista Serbe mund të kthehet në qeveri pas dorëheqjes së Flamur Sefajt”

“Lista Serbe mund të kthehet në qeveri pas dorëheqjes së Flamur Sefajt”

Deputeti i PDK’së Memli Krasniqi thotë se qeverisë së Kosovës mund t’i kthehet Lista Serbe. Kjo pasi, Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj u dorëhoq nga kjo pozitë pas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Nënkryetari i PDK’së tha se qeveria mund të qëndrojë në këmbë edhe me vetëm 52 vota. Por sipas tij, mundësitë për rikthim të Listës Serbe janë të mëdha për shkak të shkarkimit të ministrit Flamur Sefaj.

Nga ana tjetër Lumr Abdixhiku, deputet i LDK’së, thotë se edhe nëse një gjë e tillë do të ndodhte, serbët nuk do të riktheheshin pa kushte, të cilat sipas tij do të ishin në kundërshtim me interesin e Kosovës.

Lista Serbe u largua nga institucionet pas arrestimit të Marko Gjuriq, shef i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

  • Emisionin Patriotët e Çmendur të InDoks, shikojeni në këtë LINK