Lista Serbe: Pas nesh qëndron mbështetja e fortë e Vuçiq

Lista Serbe: Pas nesh qëndron mbështetja e fortë e Vuçiq

Lista Serbe ka dorëzuar të premten në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listen me emrat e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës, njofton Insajderi.

Në një deklaratë për media, presidenti i kësaj partie, Goran Rakiq, ​​theksoi se edhe kësaj radhe kanë emëruar kandidatët më të mirë dhe më cilësor.

Tutje, ai tha se pas popullit serb në Kosovë qëndron mvështetja e fortë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ne theksojmë me krenari që pas Listës serbe ka rezultate, por më e rëndësishmja, prapa popullit serb në Kosovë dhe Metohi dhe Lista Serbe qëndron mbështetja e fortë e Presidentit Aleksandar Vuçiq. Prandaj e di që kësaj radhe do të fitojmë të dhjetë mandatet e destinuara për serbët në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në komunikatën për medie./Insajderi.com