Lista Serbe përfundon takimin me Osmanin – nuk deklarohen për media

Lista Serbe përfundon takimin me Osmanin – nuk deklarohen për media

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë pranuar t’i përgjigjen ftesës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, për të biseduar rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, njofton Insajderi.

Mirëpo, pas takimit të mbajtur me u.d e presidentes, ata nuk janë deklaruar për medie.

Osmani është takuar edhe me përfaqësues të Grupit 6+ si dhe ata të Nismës dhe AKR-së.

Ndërsa, takimet e Osmanit me përfaqësuesit e partive politike të Kosovës kanë nisur që nga dita e djeshme, vetëm një ditë pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me votën e deputetit Etem Arifi, për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti. /Insajderi.com