Lista Serbe: Policia planifikoi të okuponte veriun dhe ta mbante në burg Gjuriqin

Lista Serbe: Policia planifikoi të okuponte veriun dhe ta mbante në burg Gjuriqin

Kryetari i Lisëts Serbe, Goran Rakiq ka thënë sot se Policia e Kosovës kishte në plan ta mbante në paraburgim për 30 ditë drejtorin e të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Rakiq, në një konferencë për media të përfaqësuesve të Listës Serbe, ka deklaruar se plani i Qeverisë së Kosovës ishte okupimi i veriut të Kosovës.

Por, Rakiq ka thënë se “këto plane” ishin penguar pikërisht nga ftesa e Vuçiqit, raporton Insajderi.

Po ashtu, Rakiq i ftoi të rinjtë serbë në Kosovë që të mos i bashkohen Ushtrisë së Kosovës, pasi sipas tij, qëllimi i saj është t’i “përplas vëllezërit mes vete”. /Insajderi.com