"Dejure me Prishtinën, defacto me Beogradin"

Lista Serbe thotë se serbet në Kosovë do t’i respektojnë masat e Qeverisë së Serbisë

Lista Serbe zbaton masat e Qeverisë së Serbisë. Nuk i binden qeverisë në të cilën bëjnë pjesë.

Lista Serbe thotë se serbet në Kosovë do t’i respektojnë masat e Qeverisë së Serbisë

Lista Serbe edhe pse pjesë e Qeverisë së Kosovës, ata në një komunikatë për media kanë thënë se qytetarët serbë do ti resçektojnë vendimet e qeverisë nga Serbia, njofton Insajderi.

“Serbët në Kosovë dhe Metohi vazhdimisht, ashtu si kanë vepruar së fundi, do t’iu përmbahen të gjitha masave epidemiologjike të përcaktuara nga Qeveria e Serbisë dhe do të mbështesin presidentin Vuçiq në luftën e ardhshme politike dhe diplomatike për Kosovën dhe Metohinë”,

Të martën fillimisht presidenti i Serbisë, Vuçiq, kishte thënë se masat në veri të Kosovës do të forcohen, në përputhje me vendimet e Qeverisë së Serbisë. Ndërkohë më pas katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe kanë vendosur karantinë dhe masë të kufizimit të lëvizjes prej orës 21:00 deri në pesë të mëngjesit./Insajderi.com