Subjekti politik në Kosovë, Lista Serbe, i ka reaguar ish-deputetes, Rada Trajkoviq, duke e akuzuar atë “që po mbron interesat e Kurtit”.
Përmes një kumtese në Twitter, Lista Serbe deklaroi se Trajkoviq “po pret lëmosh nga Kurti”.
“Ne e mbrojmë presidentin tonë sepse i besojmë atij, ashtu si na beson ai neve. Ju po mbroni interesin e Kurtit dhe njerëzve rreth tij, duke pritur lëmoshë për të cilën do të shisnit interesat e serbëve”, thuhet në deklaratë.
Ky reagim i Listës serbe erdhi pasi Trajkoviq kishte deklaruar se për presidentin serb Aleksandër Vuçiq se “është ulur ballë përballë me të arratisurin, Milan Radojqiq. /Insajderi.com