Deputetët e Listës Serbe e kanë lëshuar sallën ku po mbahet seanca plenare, e ku ka filluar të diskutohet rezoluta për dënimin e gjenocidit në Sebrenicë, shkruan Insajderi.
Goran Rakiqi me kolegë është parë duke dalë jashtë sallës, teksa Konjufca ka njoftuar si pikë të rendit të ditës rezolutën
Ndryshe, rezoluta dënon ashpër gjenocidin e regjimit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.
Të pranishëm në sallë ishin 89 deputetë, ku të gjithë votuan pro miratim të rezolutës./Insajderi.com