LIVE: Dy dëshmitarët e parë në rastin e Mustafës dëshmojnë nga data 20 deri më 28 shtator

LIVE: Dy dëshmitarët e parë në rastin e Mustafës dëshmojnë nga data 20 deri më 28 shtator

Mapi Feld Folia – gjyqtarja në rastin e ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ka paralajmëruar se në seancat e radhës në këtë proces do të dëgjohen dëshmitë e dy dëshmitarëve të parë, transmeton Shqip.com

Ajo ka njoftuar se këta dëshmitarë do të paraqiten nga data 20 deri më 28 shtator.

“Nga 20 deri më 28 shtator do të paraqiten dy dëshmitarët e parë. Me këtë rast do të doja të njoftoja palët se pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve, paneli mund t’ia bëjë disa pyetje Mustafës”, ka thënë ajo, duke shtuar se Mustafa “natyrisht që do ta ketë të drejtën që të qëndrojë i heshtur”.

Pas këtij njoftimi të bërë nga gjyqtarja, ka marrë fjalën edhe përfaqësuesja e viktimave në speciale, Annie Pueess, e cila bëri thirrje për Qeverinë e Kosovës dhe institucionet e tjera për krijimin e një fondi mirëbesimi kolektiv për dëshmitarët, pasi sipas saj është diçka që nuk duhet munguar.

Nga Zyra për Mbrojtjen e Viktimave kanë kërkuar që të gjitha viktimat e krimeve të luftës të kompensohen.

“Këto dhoma duhet t’i hapin dyert për të drejtën e viktimave për zhdëmtim, kjo është e mundshme në bazë të ligjit dhe rregulloreve. Gjykata mund të nxjerr urdhër për zhdëmtim. Duhet ta bëjë këtë me mundësinë e parë”, thotë përfaqësuesja e kësaj zyre.

“Ekziston ligji për kompensim të viktimave të krimit në Kosovë. Sipas këtyre programeve kompensimi mund të kërkohet nëse viktima nuk mund të marrë atë nga pala që e ka dëmtuar. Programi nuk cakton nëse kompensimi bëhet ndaj viktimave të krimeve të luftës”.

Ajo ka thënë se sistemi ligjor vendor është treguar dështues në rastin e viktimave që nga përfundimi i luftës.

“Zhdëmtimi është kusht i domosdoshëm për viktimat”.

____________________________________________________________________________________________________________________________________

Gjykatësja për fjalën ‘Gestapo’: Mustafa të mos përdorë gjuhë pa kurrfarë respekti

Gjyqtarja në rastin e gjykimit të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ka kritikuar mënyrën se si është shprehur sot Mustafa, meqë ky i fundit derisa deklaroi se ishte i pafajshëm, e quajti ZPS-në Gestapo – emërim i policisë sekrete të Gjermanisë Naziste, transmeton Shqip.com.

Këtë ajo e bëri pasi Mustafa lëshoi sallën e gjyqit derisa po mbahet seanca e parë ndaj tij. Gjyqtarja kërkoi që Mustafa të kthehet duke thënë se është i detyruar të marrë pjesë në seancat e tjera vijuese.

“Trupi gjykues është i mendimit se prania e të akuzuarit është e nevojshme, edhe pse jo e e nevopjshme në këtë rast, megjithatë ky refuzim për tu paraqitur dhe zoti Bone kjo lidhet vetëm me pjesën e mbetur të seancës së sotme. Gjykata e mban të drejtën e vet diskrecionale në të ardhmen që të detyrojë të akuzuarit të jetë i pranishëm edhe kur ai heq dorë nga kjo e drejtë”, ka thënë ajo.

Ajo shtoi se Mustafa nuk do të lejohet të përdorë të njëjtin fjalor siç bëri sot derisa është deklaruar i pafajshëm.

“Duhet ta informoni klientin tuaj që nuk do ta lejojmë zotin Mustafa në seancat në të ardhmen që të përdorë gjuhë pa kurrfarë respekti në lidhje me palët apo pjesëmarrësit e tjerë siç ishte gjuha që përdori klienti i juaj kur ju referua ZPS-së”, tha ajo.

Kur u pyet nëse e mban deklaratën e bërë në paraqitjen e tij në tetor, Mustafa tha: “Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyre e Gestapos”, ka thënë Mustafa në seancën e sotme.

______________________________________________________________________________________________________________

Mustafa lëshon sallën, gykatësja urdhëron sigurimin që ta kthejë

Pas konsultave ka nisur seanca ku po mbahet gjykimi i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Gjykatësja Mappie Veldt-Foglia, i ka dhënë urdhër sigurimit që ta kthejnë Mustafën në seancë.

Ky i fundit pak minuta më parë lëshoi seancën, ndaj trupi gjykues u detyrua që të shkojë në pauzë për konsultim.

“Ai në mënyrë vullnetare ka hequr dorë nga e drejta e tij të jetë i pranishëm. Avokati i tij është i pranishëm dhe do ti paraqes interesat e klientit të tij. Trupi gjykues e ka paraparë të nevojshme praninë e të akuzuarit. Gjykata e mban të drejtën që ta detyroj të akuzuarin të jetë i pranishëm edhe kur ai heq dorë nga kjo, kërkoj nga sigurimi që ta kthejnë në sallë”, u shpreh gjykatësja Veldt-Foglia.

Ajo ka kërkuar nga mbrojta e Mustafës që ta informojë atë që nuk do të lejohet “përdorimi i gjuhës pa kurrfarë respekti lidhur me palët dhe pjesëmarrësit tjerë, siç ishte gjuha kur ai përdori kur iu drejtua ZPS-së”./Insajderi.com

________________________________________________________________________________________________________________

Pas konsultave ka nisur seanca ku po mbahet gjykimi i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Gjykatësja Mappie Veldt-Foglia, i ka dhënë urdhër sigurimit që ta kthejnë Mustafën në seancë.

Ky i fundit pak minuta më parë lëshoi seancën, ndaj trupi gjykues u detyrua që të shkojë në pauzë për konsultim.

“Ai në mënyrë vullnetare ka hequr dorë nga e drejta e tij të jetë i pranishëm. Avokati i tij është i pranishëm dhe do ti paraqes interesat e klientit të tij. Trupi gjykues e ka paraparë të nevojshme praninë e të akuzuarit. Gjykata e mban të drejtën që ta detyroj të akuzuarin të jetë i pranishëm edhe kur ai heq dorë nga kjo, kërkoj nga sigurimi që ta kthejnë në sallë”, u shpreh gjykatësja Veldt-Foglia.

Ajo ka kërkuar nga mbrojta e Mustafës që ta informojë atë që nuk do të lejohet “përdorimi i gjuhës pa kurrfarë respekti lidhur me palët dhe pjesëmarrësit tjerë, siç ishte gjuha kur ai përdori kur iu drejtua ZPS-së”./Insajderi.com

______________________________________________________________________________________________________________

Fotografi e dëshmi të krimeve të pretenduara nga prokurori në Speciale- Mustafa deklarohet i pafajshëm

Prokurori i Zyrës së Specializuar, Cezary Mihailzcuk, është deklaruar rreth dëshmive të dëshmitarëve për lëndët e pretenduara, keqtrajtimet dhe traumat psikike, në gjykimin kundër Salih Mustafës, që po mbahet të mërkurën e 15 shtatorit, njofton Insajderi.com.

Mihailzcuk thotë se në gjykim do të dëgjohen dëshmitë edhe për një person që sipas prokurorisë u vra në qendrën e ndalimit në Zllash. Njësiti që përmendet ku bënte pjesë Mustafa, sipas prokurorit quhej “BIA” me emrin e koduar “Skifteri”.

“Ata do të ulen në karrigen e dëshmitarit dhe do të ulen të dëshmojnë për lëndimet, keqtrajtimet, traumat psikike. Do të dëgjoni dëshminë për një viktimë që nuk mbijetoi dhe u vra nga ata që i ndalonin. Salih Mustafa vetë mori pjesë në keqtrajtime dhe rrahje”, tha prokurori.

“Njësiti ‘BIA’ ishte përgjegjës për qendrën e ndalimin në Zllash, teksa i akuzuari ishte përgjegjës. ‘BIA’ menaxhonte me Prishtinën, Fushë Kosovën dhe Obiliqin. Kishte prani edhe në Butovc, Rimanishtë dhe Zllash në zonën e Gollakut. Emri i koduar i këtij njësiti ishte ‘Skifteri’, i cili përdorej në radio-lidhje”, ka thënë më tej ai.

Sipas Mihailzcuk, Mustafa në konflikt mbante një beretë të kuqe, dhe kjo siç thotë ai do të dëshmohet edhe në vazhdim.

“Dëshmitari do të dëshmojë se ata që e ndaluan kishin një mbishkrim ‘Skifter’ që përputhet me këtë diaspozitiv. Bereta e kuqe ishte dicka që e mbante vetëm i akuzuari. Ju do të mësoni se të paktën një dëshmitarë, pa të akuzuarin me beretë të kuqe”, thotë prokurori.

Derisa fliste për dëshmitë, prokurori i rastit ka treguar fotografitë e qendrës së Zllashit. Aty pretendohet se janë keqtrajtuar, torturuar e vrarë njerëz të nacionalitetit shqiptar.

Fotografitë e qendrës së pretenduar nga prokuroria në Zllash ku sipas tyre ndodhën krimet:

Derisa përshkroi pretendimet e tij për krimet e kryera nga Mustafa në këtë zonë të Gollakut, Mihailzcuk thotë se të burgosurve nuk u është dhënë as ushqim e as ujë i mjaftueshëm.

Sipas prokurorit, viktimat do të dëshmojnë se si janë torturuar të ndaluarit.

“Atyre nuk u është thënë asnjë gjë. Atyre u është dhënë ushqim dhe ujë jo i mjaftueshëm. Atyre s’u është dhënë asnjë kujdes mjekësor për plagët që ua shkaktoi i akuzuari. Viktimat do të tregojnë për marrjet në pyetje dhe rrahjet”.

“Ju do të mësoni prej tyre se çfarë pyetjesh u janë bërë viktimat. Ju do të dëgjoni për sjelljet që shkojnë deri në nivelin e torturës. Do të dëgjoni për rolin e të akuzuarit në disa marrje në pyetje dhe rrahje ku ai mori pjesë. Viktimat do të dëshmojnë se ata mund të dëgjonin kur të tjerët rriheshin, teksa disa vazhdojnë të kenë”, ka thënë prokurori, i cili shtoi se të burgosurit, përveç dy personave, u liruan kur ofensiva serbe mori hov.

Të njëjtit, sipas prokurorisë nuk u gjetën më kurrë të gjallë.

“Një viktimë u veçua për abuzim të egër, dhe ka pësuar lëndime të rënda. Kur u ata u liruan nga Zllashi për shkak të avancimit të ofensivës serbe, ky u burgosur dhe një tjetër nuk u lejuan të largoheshin dhe nuk u panë më të gjallë. Pas një kërkimi inteniv, trupi i viktimës së keqtrajtuar u gjet pak kohë më vonë. I akuzuari menaxhonte kompleksin dhe kishte kompetenca të plota mbi pjesëtarët e ‘BIA’-s. Ai kishte komptenenca të ndalonte keqtrajtimet, mirëpo nuk e bëri asnjë nga to. Ai flinte në të njëjtën shtëpi ku ishin edhe të burgosurit”, ka thënë prokurori i rastit. /Shqip.com

_________________________________________________________________________________________________________________

Kryeprokurori i Speciales: Nuk ngritëm akuza ndaj UÇK-së, por ndaj Mustafës

Kryeprokurori i Gjykatës Speciale në Hagë, Jack Smith, në hapje të gjykimit kundër Salih Mustafës, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ngritë akuza nga Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e as ndaj luftës së bërë për pavarësi, por ka të bëjë me përgjegjësi vetjake të disa individëve, në këtë rast të ish-komandantit Mustafa, njofton Shqip.com.

Derisa e ka quajtur ditë të rëndësishme nisjen e procesit të parë gjyqësor në këtë institucion, Smith tha se të gjitha viktimat e krimeve që Mustafa dyshohet se i ka kryer, janë me kombësi shqiptare.

“Mustafa ka shkelur ligjet e luftës dhe ligjet ndërkombëtare për mbrojtje të individëve. ZPS nuk ngrit akuza ndaj UÇK-së as luftës së bërë për pavarësi”, tha ai.

“Ata që janë përpjekur t’i frikësojnë dëshmitarët, kanë pretenduar se këto gjyqe bëhen kundër popullit të Kosovës dhe kjo nuk është e vërtetë. Fakti që populli i Kosovës vendosi ta krijojë këtë institucion përbën dëshmi për angazhimin e shtetit ligjor”.

“Ky gjyq ka të bëjë me përgjegjësi vetjake të Mustafës veprimet e të cilit kanë shkaktuar vuajtje në trupat dhe mendjet e viktimave që kanë vuajtur nga këto veprime”, u shpreh ai.

Smith ka thënë se arsyeja e krijimit të Gjykatës Speciale është atmosfera e frikësimit të dëshmitarëve që sipas tij ekziston edhe sot.

Më tej në fjalën e tij, Smith tha se Specialja është një mundësi që Kosova t’i lë pas problemet e luftës e gjithashtu edhe një mundësi që viktimat të thonë fjalën e tyre pa frikë.

“Përbën një mundësi që Kosova t’i lë pas problemet e luftës. Mundësi që viktimat të thonë fjalën e tyre pa frikë. Mundësi që të akuzuarit t’i dëgjojnë akuzat dhe t’i kundërshtojnë ato. Mundësi që drejtësia të jetë e plotë, efikase dhe e drejtë. Kjo është një gjykatë për kontribut madhor në drejtësinë ndërkombëtare. Edhe pse kjo gjykatë shihet ndryshe, është mundësi për të kërkuar drejtësi”, tha Smith.

_________________________________________________________________________________________________________________

Mustafa: S’jam fajtor për asnjë nga pikat që m’i ngarkon kjo zyrë e Gestapos

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i cili është edhe i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale, ka konfirmuar deklaratën e tij të parë se nuk është fajtor për asnjë akuzë të ngritur nga Gjykata Speciale.

Në gjykimin e tij të parë nga ky institucion, Mustafa tha se nuk është fajtor për asnjë nga pikat të cilat i ngarkon Specialja.

“Për asnjë nga pikat që m’i ngarkon kjo zyrë e Gestapos”, ka thënë ai kur u pyet për nëse mund ta konfirmojë deklaratën e tij të thënë më parë.

Gestapos ishte policia sekrete zyrtare e Gjermanisë Naziste.

Gjatë paraqitjes së tij më 28 tetor të vitit që ka kaluar, Mustafa nuk është deklaruar fajtor për asnjë nga akuzat e aktakuzës së konfirmuar.

Nga prokurori i specializuar aty u lexuan akuzat e ngritura kundër këtij ish-pjesëtari të UÇK-së, dhe jo e gjithë aktakuza në tërësinë e saj.

Mustafa akuzohet për:

Pika 1: Krimin e luftës të ndalimit arbitrar të kryer në një kompleks ndalimi në Zllash në Kosovë kundër të paktën 6 personave nga afërsisht 1 prilli 1999 – 19 prill 1999.

Pika 2: Krimin e luftës së trajtimit mizor, të kryer në një kompleks ndalimi në Zllash në Kosovë kundër të paktën 6 personave nga afërsisht 1 prill 1999 – 19 prill 1999.

Pika 3: Krimi i luftës, torturë, kryer në kompleksin e ndalimin në Zllash të Kosovës kundër të paktën 6 personave afërsisht 1 nga prill 1999 – 19 prill 1999.

Pika 4: Krimi i luftës për vrasje të paligjshme kryer në kompleksin e ndalimit që ndodhet në Zllash  kundër një personi, afërsisht nga 19 prilli 1999 , dhe rreth fundit të prillit 1999.

“Ka një dyshim të mirëbazuar që Mustafa është përgjegjës penalisht për kryerjen fizikisht të krimeve, për kryerje si anëtar i ndërmarrjes kriminale të përbashkët të krimeve, dhe duke kryer si një anëtar i ndërmarrjes kriminale krimin e vrasjes së qëllimshme, duke qenë i vetëdijshëm që një krim i tillë mund të kryhet – duke kryer qëllimin e përbashkët të ndërmarrjes kriminale të përbashkët dhe duke e marr këtë rrezik me vullnet të lirë, duke urdhëruar e nxitur krime, duke ndihmuar dhe inkurajuar krimet”, deklaroi prokurori.

Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe versioni përfundimtar u bë publik më 28 shtator 2020.

Mustafa ishte i pari nga komandantët e UÇK-së që u prangos nga Gjykata Speciale, më 24 shtator të vitit të kaluar.

Muaj më pas, pasuan arrestime të tjera nga kjo gjykatë, përkatësisht ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi me një aktakuzë të përbashkët.

Specialja arrestoi edhe dy ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Derisa në mars të këtij viti, u arrestua edhe Pjetër Shala, që poashtu ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i dyshuar për krime lufte. /Insajderi.com