[iframe id="https://www.youtube.com/embed/84BTvtn8GEs"]

***********************

Live nga Kuvendi: Përleshje në Kuvend

Live nga Kuvendi: Përleshje në Kuvend

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/84BTvtn8GEs”]

***********************

(10:56) – Përleshje mes deputetëve Gjatë seancës në mesin e tymit të gazit lotsjellës ka ndodhur edhe një përlejshe mes deputëtëve të Kuvendit të Kosovës Gjatë kësaj përleshjeje është parë një shtyerje e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli me forcat e sigurisë

***********************

(10:54)- Opozitarët kanë lëshuar gazin lotsjellës për të penguar mbajtjen e seancës.

(10:50)- Driton Çaushi nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje  ka thënë para qytetarëve që janë tubuar tek objekti i Kuvendit të Kosovës se ministri i jashtëm Hashim Thaçi i ka provokuar dhe i ka quajtur ata njerëz me bisht, njofton Klan Kosova

***********************

(10:45) -Ata janë takuar padashje në hyrje të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, derisa kryenin formalitetin e kontrollit.

Thaçi siç duket edhe në video të xhiruar nga ekipi i lajmi.net, ka tentuar t’i flasë deputetit Ismaili.

‘Fis…”, i është drejtuar Thaçi, deputetit Ismaili, duke ia hedhur edhe shikimin drejt tij.

Por deputeti Ismaili nuk ka dhënë asnjë shenjë se është i interesuar t’i flasë zv.kryeministrit Thaçi.

Përndryshe, siç njofton ekipi i lajmi.net, në vednin e ngjarjes, i përbërë nga kameramani Bujar Tërstena e gazetari Përparim Bublaku, deputetët kanë filluar të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Seanca ështa paralajmëruar të fillojë në orën 10:00. Opozita ka paralajmëruar se do të vazhdojë bllokimin e mbarëvajtjes së saj. (Lajmi.net)

***********************

(10:31)-Raportimet nga tereni bëjnë të ditur se numri i protestuesve po shtohet para Kuvendit të Kosovës. Momentalisht para Kuvendit janë mbledhur mbi 300 protestues të cilët fishkëllojnë kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit, president të Kosovës.

(10:18)-Kuvendi i Kosovës nuk është rrethuar vetëm nga pjesa e jashtme, por edhe brenda tij janë shtuar masat e sigurisë.

Pjesëtarët e sigurisë mund të shihen edhe rreth foltores së Kuvendit, duke marrë nën kontroll kështu atë pjesë.

sigurimi

***********************

(10:13)-Gazetarët në terren tregojnë se para Kuvendit të Kosovës kanë filluar të mblidhen protestuesit e thirrur nga opozita. Fillimisht janë mbledhur aktivistë të tri partive opozitare por sipas organizatorëve do të ketë më shumë qytetarë që do t’i bashkohen opozitës. Aty po mban fjalim edhe aktivisti i VV-së, sipas të cilit qytetarët nuk duhet të lejojnë që Hashim Thaçi të bëhet president . “Jemi këtu për t’i thënë jo Hashim Thacit, Hashimi e ka vendin në burg”, ka thënë Shkodran Hoti, aktivist i VV-së. Bashkë me protestuesit e tjerë është edhe Ahmet Isufi nga AAK.

protestuesit

***********************

(10:09)-Deputetët e VV-së hyjnë në sallë

Deputetët e partisë më të madhe opozitare kanë filluar të hynë në sallën e Kuvendit të Kosovës. Të parët që kanë kaluar kontrollin e sigurimit në Kuvend janë deputetët Ismail Kurteshi e Rexhep Selimi janë dy deputetët e parë që tashmë janë në sallë.

salla

***********************

(9:58)- VV thotë se policët e gjuajtën me vezë Albin Kurtin

“Tek porta kryesore e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dy persona me veshje civile të cilët po rrinin me pjesëtarë të Policisë, dhe që ne dyshojmë se janë policë, gjuajtën me vezë deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtin”, thuhet në kumtesën e VV-së.

Vetëvendosje shton se “më 17 shkurt persona të policisë kanë gjuajtur me shishe, për të provokuar masën ndërsa më 19 shkurt, persona të policisë ia nisën të sulmojnë opozitën”. 

“Është fatkeqësi kur pushteti nis të përdorë metodat protestuese të opozitës. Sepse opozita nuk përdor polici për të shtypur ata që “protestojnë” kundër saj në mbrojtje të diktaturës”, thuhet në kumtesën e VV-së.

Albini

***********************

(9:48)-Policia e rrethon objektin e Kuvendit

Seanca plenare e paralajmëruar sot me fillim nga ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës, ka bërë që policia të shtojë masat e sigurisë dhe të jetë e gatshme për çfarëdo rasti.

Para Kuvendit të Kosovës mund të shihet një numër i madh i pjesëtarëve të policisë së Kosovës, të cilët kanë rrethuar objektin dhe janë në gjendje gatishmërie për çdo rast të mundshëm. Në anën tjetër opozita gjatë protestës së 17 shkurtit ka paralajmëruar se do të mblidhet për të parandaluar ndonjë zgjidhje të mundshme të presidentit.

Gjatë protestës, ishin dëgjuar zëra se Kuvendi i Kosovës gjatë seancës së sotme mund të bëjë votimin për president, ku sipas tyre mund të zgjidhet Hashim Thaçi.

Ata janë zotuar se do të mblidhen për të parandaluar çdo votim dhe zgjidhje të presidentit gjatë kësaj seance.

Në anën tjetër zyrtar të Kuvendit të Kosovës, kanë mohuar mundësinë që gjatë ditës së sotme të bëhet ndonjë gjë e tillë.

Policia-e-Kosoves-768x510