LIVE: Sot vendoset për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

LIVE: Sot vendoset për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

I plotësuar: Pas pak pritet të votohet për raundin e dytë. Kosova mban shpresa ende.

I plotësuar: Dështon Kosova në raundin e parë të votimit: 76 për, kundër 56, abstenim 22. Duhen dy të tretat.

I plotësuar: Po votohet se në çfarë forme të votimit të procesohet: votim i mbyllur apo i hapur.

I plotësuar: 24 shtete mbajtën fjalimet. Pritet votimi.

I plotësuar: Pakistani dhe Guajana pro anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

I plotësuar: Kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL kanë dalur edhe Kina dhe Namibia.

Turqia dhe Arabia Saudite kanë dalur në përkrahje të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Kurse kundër kanë dalur Maroku dhe Bjellorusia.

I plotësuar: Edhe Nigeria pritet ta mbështesë Kosovën.

Insajderi mëson se përfaqësuesi i Nigerisë ka pohuar se e perkrahin plotësisht anëtaresimin e Kosovës në këtë organizatë.

Insajderi merr vesh që Paraguaji, përkundër se nuk e ka njohur Kosovën, pritet ta mbështesë anëtarësimin në INTERPOL.

Kurse Peruja, edhe pse është ndër shtetet e para njohëse, pritet ta kundërshtojë një vendim të tillë.

I plotësuar: Shqipëria, SHBA dhe Britania e Madhe kanë kryer fjalimet e tyre para Asamblesë.

Shefi i Policisë së Kosovës, Rashit Qelaj ka përfunduar raportimin para Asamblesë së Përgjithshme së INTERPOL-it, rreth punës së Policisë së Kosovës.

Ka nisur Asambleja e Përgjithshme e Interpolit që po mbahet në Dubai.

Në rend dite për sot është edhe votimi për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë.

Me të nisur kjo asamble, sekretari i INTERPOL-it, Jurgen Stock ka akuzuar Serbinë për shantazh, shkruan Gazeta Inasjderi.

Ai ka thënë se shteti serb ka bërë shantazhe nëpërmjet spekulimeve nëpër media.

Tutje ka theksuar se nuk është kriter që një shtet së pari të jetë anëtar i OKB-së, që të mund të bëhet pjesë e INTERPOL-it.

Në këtë mënyrë duke i hapur rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

“Nuk është kriter që një shtet të jetë anëtar i OKB-së. Serbia ka shantazhuar zyrtarët e Interpolit, nëpërmjet spekulimeve në media”, deklaroi Stock.

Ndryshe zyrtarët e Kosovës vazhdimisht janë shprehur të bindur se janë siguruar votat për anëtarësim. /Insajderi.com