70% kundër meje

70% kundër meje

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, u deklarua të hënën lidhur me përplasjet brenda Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me zgjedhjet lokale në këtë komunë, njofton Insajderi.

PDK-ja zyrtarizoi kandidaturën e Lladrovcit për kryetar të Drenasit, pasi dega e PDK-së në këtë komunë kishte shpallur kandidat Driton Ajvazin.

Lidhur me këtë, Lladrovci deklaroi se “dikush tjetër vendos se kush do të kandidojë për kryetar”.

Sipas të parit të Drenasit, që nga viti 2016 mbi 70 për qind e partisë kanë qenë kundër tij.

“Të gjithë e dinë se Kryesia vendos për kandidat të degës. Kështu ka ndodhur edhe në të kaluarën”, tha ai në T7.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në vjeshtë. /Insajderi.com