
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është shprehur i bindur se do të dal fitues në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit.
Lladrovci nuk sheh ndonjë kundërkandidat në garën për të parin e komunës.
“Unë e kam thënë që në komunën e Drenasit edhe po t’i nxjerrin 30 kandidatë unë jam kandidati fitues me qytetarët e komunës së Drenasit”, tha ai për EO.
I pyetur për Qeverinë Kurti II, Ladrovci theksoi se nuk flet për punën e tyre pa kaluar 100 ditë të qeverisjes.
“Unë e kom thanë pa i bë 100 ditë Qeveria Kurti nuk flas, kështu që nuk kam nevojë të flas për këtë çështje”, përfundoi ai./Insajderi.com