Lladrovci ia huq, s’ia di emrin mikut të Kosovës që ia dëshmoi botës masakrën e Reçakut

Lladrovci ia huq, s’ia di emrin mikut të Kosovës që ia dëshmoi botës masakrën e Reçakut

Sot është shënuar 21 vjetori i masakrës së Reçakut, pas së cilës bota u vu në lëvizje për të ndalë gjenocidin që po bënte Serbia ndaj popullatës civile në Kosovë.

I pari që bëri publike për botën këtë masakër, ishte ish ambasadori i OSBE-së në Kosovë e miku amerikan i Kosovës, William Walker.

“Është e vështirë të gjej fjalët për të thënë diçka në lidhje më këtë. Kjo është ngjarja më e tmerrshme që kam parë, edhe pse kam qenë në shumë situata të këqija. Fatkeqësisht nuk kam fjalë për të përshkruar indinjatën time personale ose atë të të gjithë atyre që ishin me mua në vendin e asaj që mund të quhet vetëm si një mizori e papërshkrueshme. Nga ajo që pashë personalisht, nuk ngurroj ta përshkruaj ngjarjen si një masakër, padyshim një krim shumë kundër njerëzimit. Ishte një skenë shumë emocionale që po ndodhte atje”, kishte deklaruar Walker.

Sikurse çdo vit, edhe kësaj radhe Walker ishte në Kosovë për të marrë pjesë në përvjetorin e 21 të masakrës së Reçakut.

Ndërsa, si çdo përvjetor deri tani edhe sot ka pasur shumë mesazhe nderimi, por edhe falënderimi për mikun e Kosovës Walker.

Mirëpo, kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, duke se ende nuk ia ka mësuar emrin mirë, ish ambasadorit të OSBE-së, William Walker.

Lladrovci në një status në Facebook në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut, duke folur për krimet e serbisë e ndihmën e amerikanit, mirëpo ajo çka bije në sy është që nuk di ta shkruaj emrin e këtij të fundit.

“Reçaku është vend që përmbylli dëshmitë e pamohueshme për masakrat masive të kryera nga shteti serb, duke e vënë në lëvizje faktorin ndërkombëtar për hapa tjerë. Z. William Wocker, me angazhimin e tij të jashtëzakonshëm ishte pranë të vërtetës dhe të drejtës tonë!”, ka shkruar Lladrovci. /Insajderi