“Lladrovci s’është pjesë e strukturave të PDK-së, është kandidat i vetëshpallur për kryetar”

“Lladrovci s’është pjesë e strukturave të PDK-së, është kandidat i vetëshpallur për kryetar”

Nënkryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, Muhamet Kiqina, deklaroi të mërkurën se nuk kanë dashur që kryetari aktual, Ramiz Lladrovci, të kandidojë edhe për një mandate në krye të komunës, pasi sipas tij, nuk është pjesë e strukturave të partisë.

Sipas tij, Lladrovci është kandidat i vetëshpallur për kryetar dhe se këtë gjë e ka bërë qysh në fillim të këtij viti.

“Ne nuk jemi pro një kandidati i cili nuk është pjesë e asnjë strukture të PDK-së në nivel qendror. Nuk është pjesë e asnjë mekanizmi vendimmarrës të degës apo e nivelit qendror”, potencoi Kiqina.

Ai shtoi se pjesëmarrësit e degës së PDK-së janë shantazhuar nga Lladrovci pasi të gjithë pjesëmarrësit e degës kanë qenë që kandidat i partisë për kryetar të PDK-së në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, të jetë Driton Ajazi.

“Ne e dimë se zotëri Lladrovci në çfarë forme e ka shpallur kandidaturën e vet për mandatin e dytë. Nëse dikush është i vetë-shpallur është kryetari aktual”./Insajderi.com