Arsyeja e takimit mes pilotëve dhe Lladrovcit

Arsyeja e takimit mes pilotëve dhe Lladrovcit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot është takuar me disa pilotë , të cilët i kanë paraqitur idenë dhe projektin e tyre për hapjen e aeroportit në Korroticë të Ulët, përkatësisht ish-kooperativën bujqësore “Agroprodukti”.

Zona e propozuar nga pilotët është përdorur edhe si aeroport dhe shkollë e pilotimit për të rinjtë që dëshirojnë të marrin aftësime profesionale të aviacionit, thuhet në komunikatën e komunës së Drenasit.

Sipas njoftimi nga komuna e Drenasit, Lladrovci ka mirëpritur idenë e tyre dhe ka thënë se Komuna e Drenasit është e gatshme të ndihmojë dhe të përkrahë këtë ide e cila është në interesin e gjithë qytetarëve jo vetëm të Drenasit, por e gjithë Kosovës, pasi që ofron një mundësi zhvillimi ekonomik dhe i paraprinë zonave ekonomike, mirëpo ka kërkuar edhe nga Agjencia Kosovare e Privatizimit e cila menaxhon me këtë zonë, të ju mundëson hapjen e këtij aeroporti.

Me hapjen e këtij aeroporti, pilotet treguan se Kosova ka staf, aftësi dhe kapacitete të mjaftueshme për realizimin e kësaj ideje që të hapet kjo shkollë e aviacionit për kadetët e ri ne mënyrë që të ofrojë shërbime nga me të ndryshmet sa i përket operimeve ajrore.