
Kryetari i Drenasit dhe njëherësh kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për të rimarrë pushtetin në këtë komunë, Ramiz Lladrovci, dhe bashkëshortja e tij, kanë votuar të dielën për zgjedhjet lokale.
Pas votimit, Lladrovci u është drejtuar qytetarëve me thirrje për të dalë në zgjedhje.
“Sot është një ditë e mirë dhe i ftoj të gjithë qytetarët të dalin të votojnë për kryetarin e tyre dhe asamblistin që do t’i përfaqësojë në katër vitet e ardhshme”, është shprehur ai.
Të njëjtën thirrje e ka bërë edhe bashkëshortja e Lladrovcit.
“I ftoj të gjithë qytetarët e Drenasit të dalin të votojnë, të mos lënë asnjë votë brenda. Është ditë e bukur”, ka thënë ajo./Insajderi.com

Bashkëshortja e Ramiz Lladrovcit