‘Llotaria’ e drejtorit të Radiologjisë sponsorizohet nga kompanitë që fitojnë tenderë milionësh në QKUK

‘Llotaria’ e drejtorit të Radiologjisë sponsorizohet nga kompanitë që fitojnë tenderë milionësh në QKUK

Drejtori i Klinikës së Radiologjisë Dr. Bujar Gjikolli ka përfituar një favor nga dy kompani që fitojnë tenderë milionësh në QKUK. Këto kompani kanë sponsorizuar një ‘llotari’ të organizuar nga Gjikolli për sponsorizimin e dy punonjësve në një kongresë në Austri

Kompanitë “Medica” dhe “Medical Group”, do të bëhen sponsorë të dy punonjësve të radiologjisë për të marr pjesë në një kongres në Austri. Këta dy punonjës janë përzgjedhur me një llotari të organizuar nga drejtori i Klinikës Dr. Bujar Gjikolli, shkruan Gazeta Shneta.

Kjo është bërë e ditur gjatë një ahengu të organizuar për fundvit, ku vet Gjikolli ka organizuar llotarinë si dhe ka falënderuar kompanitë për sponsorizimin. Ai ka thënë se ka dy mënyra për të menaxhuar klinikën, duke ndëshkuar punonjësit dhe duke stimuluar me shpërblime.

Këto shpërblime të cilat i kanë fituar një teknike dhe një specialiste, do të ndahen nga kompanitë dy kompanitë që sivjet kanë përfituar tenderë milionësh në QKUK. Kompania “Medica” së fundmi ka fituar tenderin 1.5 milionësh për Acceleratorin.

Kujtojmë se kompanitë e pajisjeve dhe produkteve medicinale sponsorizojnë mjekët në QKUK me pjesëmarrje në kongrese të ndryshme, në këmbim të favoreve për produktet dhe pajisjet e tyre. Ndonëse këto shpërblime të kompanive private ndaj mjekëve të QKUK-së bëhet hapur, ato bëhen edhe me lejen e menaxhmentit të SHSKUK-së, e madje me llotari sikurse rasti i Radiologjisë.

Së fundmi në Gjermani janë arrestuar nëntë mjekë të cilët kishin përfituar për dy vite radhazi nga një prodhues barnash. Mjekët kishin përfituar udhëtime në kongrese, vetura luksoze si dhe ryshfet.