Lluka: Nuk ka ndihmë shtetërore të kualifikuar në projektin e Kosovës së Re

Lluka: Nuk ka ndihmë shtetërore të kualifikuar në projektin e Kosovës së Re

Një numër argumentesh të përsëritura në kundërshtim të termocentralit të ri, janë publikuar së fundmi nga një numër organizatash civile kundër këtij projekti, që vendit pritet ti sjellë pavarësi energjetike dhe furnizim të rregullt me energji elektrike.

Një nga këto argumente është edhe prezenca e elementeve të ndihmës shtetërore në projekt, ani pse sipas Ministrit Lluka projekti i Kosovës së Re nuk është në kundërshtim me këto rregulla.
Madje, Lluka informon se Qeveria e Kosovës i është përgjigjur Sekretariatit të Energjisë në lidhje me ndihmën shtetërore, me c’rast ka ‘sqaruar të gjitha çështjet pa përjashtim’.
‘Deri më sot qeveria e Kosovës nuk ka pranuar pyetje shtese ose kërkesë për sqarime, rrjedhimisht ne pikëpamjen tonë kjo është një çështje e mire-argumentuar mbi baza krejtësisht ligjore dhe ne përputhje me dispozitat e aplikueshme ne Kosove si dhe ne dritën e dispozitave te Traktatit te Energjisë’, sqaron tutje Lluka.
Ndryshe, Insajderi mëson se në vitin 2010, projekti i Kosovës së Re kishte marrë aprovimin nga Sekretariati i Traktatit të Energjisë.
“Qeveria e Kosovës në vitin 2010 ka marrë aprovimin nga Sekretariati mbi strukturën e këtij projekti me theks te kontratës afatgjate për blerje te energjisë. Elementet, si garancia financiare për performancë e ndërmarrjeve publike, lirimet fiskale, transferimi i përkohshëm i tokës dhe pagesat e disponushmerisë, në asnjë formë nuk përbëjnë ndihmë shtetërore dhe nuk janë në kundërshtim me rregullat e tregut të lire të energjisë, për më tepër elemente te tilla janë te lejuara me legjislacionin ne fuqi si dhe praktikën gjyqësore evropiane”, sqaron Lluka tutje.
Ndihma shtetërore konsiderohet dhe pranohet si një mjet më se i nevojshëm për të siguruar mirëqenie dhe zhvillim ekonomik. Projekte me struktura të ngjashme, thuhet në përgjigjen e ministrit Lluka, janë ndërtuar edhe ne shtetet e Bashkimit Evropian. Këtu bënë pjesë edhe projekti i centralit nuklear në Britani të Madhe, Hinkley Point C.
Ndërtimi i termocentralit pritet që të nisë këtë vit. Aktualisht 90 përqind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga dy fabrika të qymyrit – Kosova A dhe Kosova B –  që janë ndotësit më të mëdhenj në Evropë.
Kosova është e treta në Evropë për nga rezervat e thëngjillit, sifoqoftë, vendi ende përballet me probleme të furnizimit me energji elektrike, kryesisht të shkaktuara nga prodhimi jo i sigurtë nga termocentralet e vjetra.