Lluka: Popullata shqiptare po zvogëlohet

Lluka: Popullata shqiptare po zvogëlohet

Akademik Prof.Jahja Lluka, kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve  ka ngritur zërin për tkurrjen e popullsisë shqiptare.
Ai ka thënë se projektet për pastrimin e shqiptarëve ekzistojnë që nga vitet e 1884.
Nuk jemi të pa zot mirëpo jemi të shkapërderdhur dhe nuk jemi të bashkuar asnjëherë kur duhet të jemi. Kjo ka lindur qysh në vitin 1884, ku është bërë projekti për Serbinë e madhe dhe qëllimi kryesor i kësaj ka qenë pastrimi etnik i shqiptarëve sidomos nga Kosova, për shkak se Serbisë iu ka dashtë të rritet dhe gjithsesi të del në bregdet shqiptar, sepse rruga e vetme për të dal në deti ka qenë përmes Kosovës. Mandej kanë fillu edhe shumë projekte tjera të cilat në vazhdimësi kanë qenë për devijimin, pastrimin etnik”, ka thënë akademik Jahja Lluka.
Ai ka thënë se në 21-vitet e fundit mbi 1.5 milionë shqiptar kanë ikur nga trojet shqiptare.
“Ne kemi një largim masiv të shqiptarëve , në 21 vitet e fundit mbi 1 milionë e gjysmë shqiptar kanë ikur nga trojet shqiptare dhe mandej çuditem pse Evropa nuk na do. Nuk janë shifra të vogla 1 milionë e gjysmë shqiptar dhe nëse hapin kufijtë për Kosovën do të ketë largim edhe më tutje”, ka thënë ai.

Lluka ka përmendur edhe vitet 2015/16 ku mbi 150 mijë shqiptarë janë larguar nga Kosova.
“Mos të harrojmë vitin 2015-2016 ku mbi 150 mijë shqiptarë u larguan nga Kosova, dhe aspak nuk është ndërmarrë për t’i penguar këta njerëz ose për t’iu bërë kushtet që të qëndrojnë në Kosovë. Po na ikin mjekët, po na ik intelegjenca kryesore, e gjithë ajo fuqi punëtore e cila është kriju në Kosovë është financu për tu shkolluar , shkojnë dhe punojnë në Evropë”, ka pohuar Akademiku dhe politikani shqiptar  Jahja Lluka (Floripress).

****

Ku  po shkoni?!
Kalendarët siç duket kot nënvizuan data
Kot paskan shënuar fitoret e shekujve
Qielli po qan për ty Rini
Si breshër po bie syve të mi
Shkoni e po lëni Kosovën e shkretë vet
More a ka kund vatër a djep
Për kend luftoj ky komb
Liria u la me gjak e lot
O mallkim heu mallkim i zi
Na more vasha e djemë të rinjë
Na i dërgoni në gurbet
Me mall të babës e nanës vet
Me mall të gjyshit që vdes pa t’pa
Se për herë të fundit ishe i ri
Mendoje veç për pak lekë
Për pak pare bre s’jemi korit
Na jemi bre jemi ata që kemi qenë
Mos na dëno O Zot ma shumë
Se boll patëm luftëra e duruam shumë
Turk e shkja na i dëbuam
Veç me qenë toka jonë
Të bëhemi tok si të parët tanë
Ta bëjmë Kosovën pranverë me lule
Të jetë ashtu si ëndërronin dëshmorët
Ashtu siç duhet të jetë
Se këtu kemi lind e këtu duhet me vdek!