Lojtaret femra po dominojnë industrinë gaming

Lojtaret femra po dominojnë industrinë gaming

Numri i femrave që po luajnë video lojëra në Azi po rritet me shpejtësi sipas një hulumtimi të fundit. Femrat që po luajnë kryesisht vinë nga Kina, India dhe Japonia, njofton Insajderi.

Komuniteti i femrave “gamer” u rrit me 19% vitin e kaluar sipas të dhënave të komisionuara nga Google. Azia konsiderohet si kryeqyteti i video lojërave ku 48% e të ardhurave të industrisë vinë nga ky kontinent.

Faktorët që kanë kontribuuar në këtë rritje janë të shumta. Për 2019-ën numri i femrave gamers është rritur me 38% në 1.33 miliardë sipas një hulumtimi realizuar nga Google dhe Niko Partners.

Por për Azinë proporcioni i femrave është shumë më i lartë. Në Kinë 45% e gamers janë femra ndërsa në Korenë e Jugut, Japoni dhe Azinë Juglindore është 40%.

Rajoni ka parë një rritje të madhe në lojtarët përmes smartfonëve. Është një industri joshëse jo vetëm për krijuesit e video lojërave por edhe për lojtarët më të mirë të e-sporteve. Femrat më të mira në këtë fushë kanë fituar deri në 20 milionë dollarë përmes sponsorizimeve e shpërblimeve. /Insajderi.com