“Lopë e madhe” ose “nana e viçit” – epitetet e Blerim Kuçit per Sokol Dobrunën

“Lopë e madhe” ose “nana e viçit” – epitetet e Blerim Kuçit per Sokol Dobrunën

I ftuari për intervistim nga Dhoma e Prokurorit të Specializuar të Kosovës – që njihet ndryshe si Gjykata Speciale, Sokol Dobruna, u shpreh sot se nuk e di saktësisht për çfarë arsye është ftuar për intervistim, mirëpo aludoi se mund të jetë ftuar për “dënimin me pushkatim që i kishte dhënë gjatë luftës Blerim Kuçit”.

Dobruna, i cili shërbeu si kryetar i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së gjatë luftës më 1998-99, u shpreh se Blerim Kuçi nuk ishte pushkatuar për shkak se “nuk kishte pasur prova të mjaftueshme”. Mirëpo, Kuçi ishte mbajtur për disa muaj në burgun e UÇK-së në fshatin Kleçkë të Drenicës.

Mirëpo, Blerim Kuçi e kishte vënë dy epitete Dobrunës. Në një intervistë për Klan Kosovën në vitin 2015, Kuçi kishte thënë se ai është “lopë e madhe” dhe “nëna e viçit”.

“Kontributi im në luftë dihet. Sokol Dorbuna në këtë riciklim mund ta them se është një lopë e madhe, ose më mirë të them është nëna e viçit. Ai edhe kur filluan gjykimet në Hagë, të njëjtë gjë e tha, sikur tani që do të themelohet Gjykata Speciale e Kosovës”, kishte thënë Kuçi.

Në të njëjtën intervistë, Kuçi kishte thënë se Dobruna po i riciklonte gjërat para themelimit të Gjykatës Speciale, ashtu sikur në kohën e gjykimeve ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj. /Insajderi.com