Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë së veriut, sot kanë akuzuar kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, njofton Insajderi.
Sipas LSDM-së, Mickoski, mbetet një politikan i papërgjegjshëm dhe i papjekur, i cili nuk ka asnjë virtyt të përballet me realitetin dhe të marrë përgjegjësi dhe vazhdon të mbajë opozitën VMRO-DPMNE-në në të kaluarën, në regjim dhe matricë destruktive.
“Gjatë krizës më të madhe me pandeminë koronavirus, Mickoski u soll destruktivisht, përhapi gënjeshtra dhe të pavërteta se nuk kishte teste të mjaftueshme për Kovid 19 në vend dhe i ndau punëtorët shëndetësorë në baza partiake.Sjellja e tij e papërgjegjshme gjatë pandemisë arriti kulmin në mosrespektimin e vazhdueshëm të masave të mbrojtjes. Gjatë pandemisë, Mickoski shkonte në palestër, kur objektet sportive u mbyllën, qëndronte ulur në një pjesë të mbyllur të kafenesë, kur ishte e ndaluar, ndërsa në mitingjet parazgjedhore të VMRO-DPMNE-së nuk u respektuan masat për mbrojtje nga pandemia.Mickoski nuk pati sukses në asgjë. Qytetarët mposhtën tre herë me radhë matricën e tij të papjekur, të papërgjegjshme dhe antishtetërore”, pohojnë nga LSDM.
Më tej, nga kjo parti thonë se gjatë gjithë kësaj kohe, Mickoski ka treguar se nuk është i mirë për asgjë, por mbron krimin dhe ndjek interesat e veta të biznesit.
“Me një qëndrim kaq të pandershëm dhe të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve, Mickoski do të jetë në anën humbëse për një kohë të gjatë”, shprehen nga partia më e madhe maqedonase LSDM.
Nga VMRO-DPMNE, me kundërpërgjigje të menjëhershme, prej kësaj partie akuzojnë Zaevin se është politikan tranzit.
” Zgjidhjet kadrovike të Qeverisë së Zaevit janë pasqyrë dhe rast për të personalisht. Sikurse edhe vetë ai, ashtu edhe propozimet e tij janë kuadro të vjetra të harxhuara të tranzicionit. Zoran Zaev e vendos Jagoda Shahpaska ministre të Punës dhe Politikës Sociale, arritja e saj e vetme në karrierën e deritanishme dhe atë që arriti ta punësojë të gjithë familjen në administratën shtetërore”.
Ekziston dyshimi se derisa Shahpaska ishte deputete ajo e ka shfrytëzuar ndikimin e saj dhe e ka punësuar bashkëshortin e saj në “Pyjet e Maqedonisë” ndërsa edhe kunatën Maja Dvojakovska në Komunën e Berovës ndërsa nga ana tjetër ajo nuk ka bërë asgjë për Berovën e as për Pehçevën rajon prej nga vjen.Cili është kualifikimi që Shahpaska e ka që të jetë ministre e Punës dhe Politikës Sociale, nëse është ajo që si deputete arriti të punësojë familjarët e saj?!Këto nuk janë as kuadro të reja, as të aftë. Këto janë kuadro të vjetra të harxhuara, të cilat i kanë kaluar nga disa funksione ndër vite, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së./Insajderi.com