LSDM: Qeveria u ndihmon qytetarëve dhe ekonomive me 550 milion euro

LSDM: Qeveria u ndihmon qytetarëve dhe ekonomive me 550 milion euro

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut udhëhequr nga LSDM-ja, pas shpërthimit të pandemisë me Coronavirusin, ka reaguar menjëherë me tri sete, masa në kohë dhe antikrizë gjithpërfshirëse, të cilat ekonomisë dhe qytetarëve u sigurojnë mbështetje gjatë ballafaqimit me krizën, njofton Insajderi.

Kështu thuhet në komunikatën e këshuar sot nga Qendra për komunikime e LSDM-së.

“Gjatë krijimit të tre pakove me masa, për realizimin e të cilave janë rezervuar rreth 550 milion euro ose 5,5% e BPV-së, qeveria  është udhëhequr sipas parimit të drejtësisë dhe solidaritet social, ndërsa ashtu do të vazhdojë  edhe seti i katërt i masave për mbështetje ende më të madhe  të qytetarëve dhe kompanive.Si pjesë e pakos së tretë të masave 87 kompani, të cilat planifikojnë të realizojnë projekte në  vlerë të tërësishme  prej rreth 3 milion euro,  janë zgjedhur në selektimin final nga thirrja për bashkëfinancim të granteve për përshtatje të shpejtë nga COVID-19”, thonë nga partia në pushtet.

Nga Qendra për komunikime në LSDM pohojnë se me këtë masë sigurohet mbështetje financiare për zhvillimin teknologjik të ndërmarrjeve dhe  institucioneve shëndetësore private për tejklimin e pasojave nga COVID-19, me qëllim që ndërmarrjet të vendosin metoda të reja dhe teknologji në punën e tyre, si dhe masa për mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe klientëve, që të mund  të mbajnë nivel të kënaqshëm të produktivitetit, gjenerimit të të ardhurave përmes kanaleve të reja të  shitjes, vendosje të prodhimeve ose shërbimeve të shitjes.

“Në suaza të masave për  ndihmë të ekonomisë,  me linjë kredituese pa interes Kovid-1, përmes  Bankës zhvillimore, në ekonomi  janë futur mjete të reja financiare prej 5 milion euro në 737 kompani,  të cilat punësojnë  6.509 persona,  nga sektoret më të goditura: turizëm, hoteleri dhe transport të udhëtarëve.Banka zhvillimore ka plasuar edhe  linjë kredituese KOVID-2 në vlerë prej 8 milion euro, e cila ishte destinuar për të gjitha veprimtaritë. Përmes kësaj linje kredituese, gjithsej janë miratuar  639 aplikacione kredituese  të kompanive vendore të cilat punësojnë 11.325 persona.Kompanitë e këtyre sektoreve, por edhe gjithë të tjerave të cilat kanë shënuar humbje e shfrytëzuan mbështetjen për pagesë të pagës minimale prej 14.500 denarë për punëtor,  me ç’rast mesatarisht  në tre muajt më kritik, prill, maj, qershor ishin mbështetur rreth 20.000 kompani me rreth 12.000 të punësuar”, thonë nga LSDM-ja. /Insajderi.com