LSI jep katër arsye pse Rama po e kthen shëndetësinë 270 vite prapa

LSI jep katër arsye pse Rama po e kthen shëndetësinë 270 vite prapa

Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për shëndetësinë, duke theksuar se ai e ka çuar sistemin shëndetësor 270 vjet prapa duke dhënë edhe katër arsye. Rama fajësoi drejtorët e sistemit shëndetësor, por për Petrit Vasilin, fajtor i vetëm është kryeministri.

Reagimi:

Kryeministri i paditur e çoi 270 vjet pas shëndetësinë sepse:

Shpartalloi financimin e shëndetësisë me koncesionet.

Centralizoi në Ministrinë e Shëndetësisë të gjithë tenderat.

Centralizoi çdo emërim në Ministrinë e Shëndetësisë.

Dështoi totalisht me “shëndetësinë falas”.

Shkatërroi çdo element të autonomisë spitalore me ndërgjegje të plotë.

Tani fajin ia paskan drejtorët, që i zhveshi nga çdo kompetencë.

Jo! Fajtori i vetëm është kryeministri, i cili rrënoi shendetësinë me anti-strategjinë “të shkatërrojmë gjithçka në emër të shëndetësisë falas”, megjithëse në shëndetësi e pati timonin vetë, që nga dita e parë.

Po ky kryeministër, pse nuk e shkarkon veten?