
Pasditen e sotme është mbledhur Konventa Kombëtare e LSI, ku Monika Kryemadhi u zgjodh kryetare e re e kësaj force politike.
Por surpriza më e madhe e kësaj Konvente, edhe mungesa e ish-kreut të LSI, Ilir Meta, i cili është zgjedhur President i vendit, dhe më 24 korrik do të bëjë betimin.
Burimet thonë se Ilir Meta nuk do të marrë pjesë në punimet e kësaj Konvente.
Punimet e Konventës së LSI janë hapur me fjalën e zëvendëskryetarit Luan Rama, e pas tij Petrit Vasili, i cili dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të 25 qershorit.