Një ndër boksierët më të mirë shqiptarë të të gjitha kohërave, Luan Krasniqi, ka dalë në krah të Vetëvendosjes, njofton Insajderi.
Ai përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ka ftuar qytetarët që më 14 shkurt “të bëjnë ndryshimin”.
“Ndodhemi pak ditë para zgjedhjeve në Kosovë. Deri më tash, pothuaj të gjitha partitë
qeverisën me shtetin. Më së shkurti Lëvizja Vetëvendosje. Tentimi i saj 51 ditësh për rikthimin e shtetit u ndal atëherë kur kërkoi nga ministritë dorëzimin në prokurori të dëshmive për rastet korruptive. Prandaj, zgjedhjet janë më shumë se një votim. Votuesit duhet të zgjedhin të ardhmen, e jo të votojnë të tashmen. Mbi të gjitha, ndryshimin!
Vota e 14 shkurtit është votë mbijetuse për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi, medalist i bronztë në Lojërat Olimpike “Atalanta 1996”, edhe më herët është pozicionuar në krah të VV-së.
Krasniqi ka karrierë të begatshme në boksin profesionist./Insajderi.com