Pozitë apo opozitë

Lubonja: Opozita në parlament po i shërben Ramës

Lubonja: Opozita në parlament po i shërben Ramës

Në një intervistë për televizionin News 24, analisti Fatos Lubonja ka thënë se “opozita në parlamentin shqiptar është pa identitet dhe po i shërben Ramës dhe për këtë arsye ata duhet të krijojnë një parti të vetën dhe të tregojnë kush janë”, njofton Insajderi.

Ndër të tjera Lubonja ka theksuar edhe faktin “se është e pa qartë se çfarë është duke ndodhur me reformën në drejtësi”.

Ndërsa duke komentuar rastin e pandemisë me Covid-19, ai ka thënë “se kjo çështje është menaxhuar keq. Edhe hapja është bërë pa rregull, ashtu siç është bërë edhe mbyllja. Një rikthim i mundshëm i karantinës do të ishte një kthim në burg, si dhe me pasoja për ekonominë”. /Insajderi.com