Sezonën e nisi në mënyrë fenomenale, por gjërat nuk janë duke shkuar mirë për Romelu Lukaku-n.
Sulmuesi belg, po e ka të vështirë për të gjetur rrugën për te goli, shkruan Insajderi.com.
Numri nëntë i londinezëve, ka tashmë gjashtë ndeshje radhazi pa shënuar, duke e dëshmuar edhe njëherë që po kalon nëpër një krizë të formës.
Deri më tani, ai ka zhvilluar shtatë ndeshje në këtë kampionat në ishull, ndërsa e ka tundur rrjetën tre herë.
28 vjeçari u transferua te Kampionët e Evropës gjatë merkatos së verës, ndërsa shuma për të cilën Chelsea e pagoi për të, ishte 115 milionë euro.
Përkundër kësaj forme jo të mirë të Lukakut, skuadra e udhëhequr nga Thomas Tuchel është lidere në Premierligë.
Ata, kanë 19 pikë të grumbulluara nga tetë ndeshje të zhvilluara, ndërsa janë të “ndjekur” ngushtë nga Liverpooli, që ka vetëm një pikë më pak./Insajderi.com