Mikrobiologu kosovar, Lul Raka, ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID, njofton Insajderi.
Raka është vaksinuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik, ndërsa tha se nuk ka dashur që ta marrë i pari vaksinën për shkak se të moshuarit kanë më tepër nevojë.
Ai porositi mjekët se ata që frikësohen duhet ta lënë mantelin e bardhë dhe të kërkojnë profesion tjetër.
“Unë se kam marrë më herët vaksinën sepse nuk i para bërë pesë muaj nga infeksioni. Edhe kam dashur që vaksinën ta marrin ata që kanë më së tepërmi nevojë, pra të moshuarit. Mirëpo, hezitimi i mjekëve në spitale dhe QKMF-të në krejt Kosovën, më shtyu që ta marrë vetë vaksinën edhe të ju tregoj që vaksina është e sigurt”.
“Edhe në qoftë se si punëtorë shëndetësorë ata hezitojnë ta marrin vaksinën atëherë ata duhet ta lënë mantelin e bardhë dhe të kërkojnë profesion atëherë çfarë do të ndodhë tek qytetarët”, ka thënë ai. /Insajderi.com