Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babait të Kadri Veselit, Fazliut.
Fazli Veseli ka ndërruar jetë mëngjesin e së mërkurës
“Jeta i rezervoi z. Fazli momente të vështira gjatë përballjes me okupatorin serb, por dhe krenari për atë që familja e tij e veçanërisht djali i tij Kadri Veseli bëri për Kosovën edhe pse sot po përballet me padrejtësi që nuk kanë qenë të pakta gjatë historisë sonë”, ka shkruar Basha në Facebook.
“Me mendje dhe zemër jam sot pranë Kadri Veselit dhe familjes së tij, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të thella per humbjen e njeriut të tyre të dashur. U prehtë në paqe”, vazhdoi lideri opozitar në Shqipëri.
Kadri Veseli gjendet në Hagë, i akuzuar për “krime lufte”, nga Gjykata Speciale.
Nuk dihet ende nëse Veseli do të lirohet për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.
Më 2 maj të këtij viti, Veseli qëndroi në Mitrovicë për shkak të shëndetit të përkeqësuar të babait të tij. /Insajderi.com