Lumezi: Do të fillojmë me hetime për të vërtetuar se vaksinat nga Serbia u futën ilegalisht

Lumezi: Do të fillojmë me hetime për të vërtetuar se vaksinat nga Serbia u futën ilegalisht

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, thotë se do të nisin hetimet në rast se ka prova për futjen e vaksinave anti-COVID’19 nga Serbia në mënyrë ilegale në veri të Kosovës, transmeton Insajderi.

Kështu u deklarua Kryeprokurori i Shtetit një ditë pasi ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i bëri thirrje publike Prokuroisë që ta hetojë hyrjen e vaksinave nga Serbia në Kosovë, siç i quan ai në mënyrë ilegale.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të fillojë me grumbullimin e informatave dhe të dhënave të duhura, për të vërtetuar pretendimet nëse vaksinat kaë hyrë nga Serbia në mënyrë të kundërligjshme. Nëse sigurojmë bazë dhe prova të mjaftueshme atëherë menjëherë do të fillojmë edhe me hetimet penale”, tha Lumezi për Express.

Ndryshe, në reagimin e ministrit Selimi, thuhet se “Republika e Kosovës ka sistemin e prurjes së vaksinave përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShP-së. Çdo vaksinë ose medikament që hyn jashtë ketij sistemi mund të jetë ilegal dhe ta cenoj sigurinë kombëtare të Republikës”.

“Nuk kemi qytetar të kategorisë së parë ose të dytë. Të gjithë jemi kosovarë dhe si të tillë i obligohemi vetëm nje Kushtetute e një ligji”, thuhet në reagimin e tij. /Insajderi.com