12 persona janë arrestuar dhe janë sekuestruar 400 mijë euro në aksionin e sotëm policor

12 persona janë arrestuar dhe janë sekuestruar 400 mijë euro në aksionin e sotëm policor

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka bërë të ditur se në aksionin policor, i cili është zhvilluar sot (e mërkurë) në disa qytete të vendit, janë arrestuar 12 persona, dhjetë prej tyre persona zyrtarë, njofton Insajderi.

Lumezi ka njoftuar se të arrestuarit dyshohen për disa vepra penale si: marrje dhe dhënie ryshfeti, keqpërdorim të subvencioneve etj.

Ai po ashtu ka thënë se gjatë këtij operacioni janë konfiskuar një sasi e parave (rreth 400 mijë euro), vetura, laptopë e kompjuterë.

“Nga muaji janar kanë filluar grumbullimi i informacioneve dhe mbledhja e provave që kanë rezultuar që duhet të zbatohen dhe pas ndërmarrjes së masave kemi ardhur në përfundim se duhet të dërgohet edhe urdhri për bastisjen e disa lokaleve, dhe pas marrjes së urdhrit sot në orët e mëngjesit ne bashkëpunim kemi bërë bastisjen e këtyre lokaleve ku e kemi arsyetuar kërkesën për bastisje dhe kemi sekuestruar një shumë të madhe parash, vetura kompjuter që do të na shërbejnë për të pasur edhe një aktakuzë”, ka thënë Lumezi në një konferencë për media.

Kryeprokurori i shtetit më tej ka shtuar se aksione të tilla do të ketë edhe ditëve në vijim./Insajderi.com