Lumezi: Për një periudhë nëntë-mujore janë rritur rastet e dhunës seksuale

Lumezi: Për një periudhë nëntë-mujore janë rritur rastet e dhunës seksuale

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka prezantuar raportin e Prokurorisë së Shtetit në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, në ceremoninë solemne të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, njofton Insajderi.

Lumezi në fjalimin e tij në kuadër të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, tha se Zyra për Ndihmë e viktimave të krimit profesionale për një mijë e 277 raste të viktimave.

Sipas tij një mijë e 145 kanë qenë viktima të dhunës në familje.

Ai tutje theksoi se gjatë periudhës nëntë mujore ka rritje të raste të dhunës seksuale.

“Po ashtu është vërejtur një shtim i rasteve të dhunimeve seksuale, ku gjatë kësaj kohe janë shënuar 23 raste, si dhe 25 raste të tjera të ngacmimeve seksuale”, ka thënë i pari i Prokurorisë së Shtetit. /Insajderi.com