Në kuadër të iniciativës për të vizituar të gjitha prokuroritë e vendit, Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurioral, kanë vizituar Prokuro" />

Lumezi: Rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar trajtohen me prioritet të lartë

Lumezi: Rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar trajtohen me prioritet të lartë

Në kuadër të iniciativës për të vizituar të gjitha prokuroritë e vendit, Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurioral, kanë vizituar Prokurorinë e Apelit dhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ku janë takuar me kryeprokuroret Haxhi Derguti dhe Imer Beka, si dhe prokurorët e këtyre institucioneve prokuroriale, me ç’rast është diskutuar për arritjet, sfidat dhe vështirësitë në fushën e sundimit të ligjit.

Komunikata për media tregon se gjatë takimit, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, vuri theksin te lëndët që përfaqësohen në gjykata, për të cilat kërkoi që në kuadër të tyre të përfshihen intensivisht të gjitha propozimet dhe arsyetimet ligjore dhe profesionale, në mënyrë që roli i këtyre prokurorive të jetë në nivelin e duhur.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, ka vlerësuar lart pritjet dhe diskutimet për rritjen e intensifikimit të bashkëpunimit, duke thënë se KPK-ja dhe ai personalisht do të jenë gjithnjë në mbështetje dhe shërbim të plotë për të plotësuar nevojat dhe objektivat e parashtruara nga Prokurori i Shtetit, duke theksuar se do të kërkojnë llogari dhe do të përcjellim për së afërmi punën e prokurorëve përmes komisioneve të përhershme tyre KPK-së.

Ndër të tjera, temë diskutimi ishin edhe avancimi i formave të komunikimit dhe informimit të brendshëm për çështjet që ndërlidhen me hedhjen apo pushimin e hetimeve eventuale, futja e praktikave të mira në bashkërendimin e veprimeve ndërsektoriale dhe identifikimin e çështjeve esenciale për ngritjen e besimit të publikut në punën e Prokurorit të Shtetit.

Gjithashtu krerët e sistemit prokurorial dhe udhëheqësit e këtyre dy prokurorive janë pajtuar për vazhdimin e trajtimit me prioritet të lartë të rasteve të rasteve specifike, sidomos atyre të korrupsionit dhe krimit të organizuar, të përcaktuara si kriter për liberalizmin e vizave.

Po ashtu, Lumezi dhe Hyseni kanë diskutuar për intensifikimin e procedurave për sistemin e ri të disiplinimit të prokurorëve shërbime për ndërmjetësim dhe për përgjegjësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të Kodit të etikës për sjelljen e prokurorëve, furnizimit me të dhëna të Sistemit Informativ për Menaxhimin e Lëndëve (SMIL), si programi më i avancuar në rajon, i cili do të ndikojë në pasqyrimin dhe arritjen e rezultateve më të mira në sistemin prokurorial.

Ndërkohë u kërkua që prokurorët të jenë më proaktivë jo vetëm në paraqitjen e akteve akuzuese, por edhe në mbrojtjen e tyre para gjykatave, si dhe u diskutua edhe për sfidat që kanë këto prokurori dhe mundësit e tejkalimit të tyre.

Takimet e tilla të krerëve të sistemit prokurorial do të vazhdojnë edhe në prokuroritë e tjera të vendit.