Lumi “Drenica” del nga shtrati

Lumi “Drenica” del nga shtrati

Lumi “Drenica” ka dal nga shtrati pas reshjeve të shiut, njofton Insajderi.

Komuna e Drenasit ka njoftuar se është mbuluar ura në fshatin Dobroshec dhe Cikatovë e Vjetër.

Ekipet emergjente kanë dal në terën për ta mbajtur situatën nën kontroll.

“Nuk ka vërshime në shtëpi banimi, vetëm në disa segmente rrugore, ura e vërshime në toka bujqësore. Ftojmë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe t’i shmangen vendeve ku uji ka vështirësuar qarkullimin”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com