Lumi Mirusha përsëri del nga shtrati, bllokohen disa rrugë

Lumi Mirusha përsëri del nga shtrati, bllokohen disa rrugë

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe bores, lumi Mirusha ka dalë nga shtrati kryesisht në prona bujqësore, njofton Insajderi.

Me këtë rast disa rrugë në Malishevë janë bllokuar.

Nga komuna kanë bërë të ditur se është bllokuar rruga Mirushë-Gurbardh, ndërsa vështirësi ka në akset rrugore Malishevë-Kijevë, Malishevë-Banjë dhe Turjakë-Bubël, ndërsa rrugët në mlaet e Berishës janë të kalueshme.

“Kështu kanë deklaruar sot drejtoritë përgjegjëse komunale në Komunën e Malishevës, ajo për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe e Shërbimeve Publike, sipas të cilave të gjitha ekipet emergjente janë në terren, e po ashtu edhe operatori përgjegjës për pastrimin rrugëve nga bora, dhe janë duke e menaxhuar situatën.

Momentalisht, në rrugët ku ka probleme, banorët mund të përdorin rrugët alternative dhe situata është e menaxhueshme dhe deri më tani situata nuk paraqet rrezik, por pavarësisht kësaj, ekipet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë”, thuhet në njoftimin për medie.

Ky lum kishte dalë nga shtrati edhe para disa javësh kur pati vërshime, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale./Insajderi.com