Lumir Abdixhiku prezanton 5 pikat e ofertës për Vetëvendosjen

Lumir Abdixhiku prezanton 5 pikat e ofertës për Vetëvendosjen

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka prezantuar ofertën që LDK ia ka bërë Lëvizjes Vetëvendosje gjatë negociatave për koalicion.

Abdixhiku ka shkruar se me Vetëvendosjen ishin marrë vesh që përgjegjësitë ministrore të ndaheshin propocionalisht në mes të dy partnerëve, ahkruan Express.

Tutje, që kryeministri dhe zëvendëskryeministri t’i takojnë LVV-së, e se kryeparlamentari dhe një zëvendëskryeministër t’i takojnë LDK-së.

Ai ka bërë të ditur se në ditën që do të zgjidhet presidenti në vitin 2021 atëherë LVV do t’i kalonte edhe një ministri, që të bëhej pastaj ndarja 6 plus 4.

“ Nëse LVV, nuk është gati për propozimin e LDK-së, dhe e sheh LDK-në si pengesë, LDK është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi, dhe të gjitha pozitat tua lë LVV-së. Pra LDK, do të votojë pa asnjë kusht, me 28 deputetët e saj, Qeverinë e LVV-së pa LDK-në në të. U japim edhe Kryeministrin, edhe Kryeparlamentarin edhe të 10 ministritë”, ka shkruar ai.