Ish-ministri, Lumir Abdixhiku ka rezultuar pozitiv me coronavirus.
Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka rezultuar pozitiv me coronavirus.
Në një postim në Facebook Abdixhiku e ka thënë këtë se ai dhe gruaja e tij janë identifikuar pozitiv me COVID-19
“Sot unë dhe Albina jemi testuar pozitiv. Ndjehemi mirë dhe nuk kemi ndonjë simptomë. Jemi vetizoluar dhe po përcjellim rekomandimet e institucioneve. Kujdesi i tyre është i jashtëzakonshëm”, ka shkruar Abdixhiku.
Përpos Abdixhikut nga LDK pozitiv ka dalur edhe shefi grupit parlamentar, Arben Gashi, deputeti, Haxhi Avdyli dhe zyrtarë tjerë të lartë në Lidhjen Demokratike të Kosovës. /Insajderi.com/