Lumir Abdixhiku shërohet nga coronavirusi

Lumir Abdixhiku shërohet nga coronavirusi

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se është shëruar plotësisht nga coronavirusi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Abdixhiku bëri të ditur se ai së bashku me gruan e tij kanë fituar betejën kundër Covid-19, për çka është njoftuar sot nga IKSHPK-ja.

“E kaluam edhe këtë. Sapo u njoftuam nga IKSHPK se jemi në mesin e të shëruarve të sotëm në Kosovë.

Kështu, ngadalë e më në fund, po i kthehemi normalitetit. Faleminderit secilit për kujdesin e treguar në gjithë këtë kohë. Na e bëtë përballjen shumë më të lehtë”, ka shkruar ai.

E kaluam edhe këtë. Sapo u njoftuam nga IKSHPK se jemi në mesin e të shëruarve të sotëm në Kosovë.

Kështu, ngadalë e…

Posted by Lumir Abdixhiku on Monday, July 20, 2020

 

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme ka njoftuar edhe Visar Hoti nga po e njëjta parti se është kuruar nga ky virus, ndërsa vazhdo të ketë edhe anëtarë të tjerë të cilët janë raste aktive me virusin corona,e  që ndër ta është edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa. /Insajderi.com/