Të ruhen kuadrot

Lumir Abdixhiku: Votova kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit

Lumir Abdixhiku: Votova kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit

Në një prononcim për Klan Kosova, anëtari i kryesisë së LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka votuar kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit, njofton Insajderi.

Sipas tij, shkarkimi i saj dhe i figurave tjera të njohura nuk i sjellë dobi LDK-së dhe se mospajtimet janë normale dhe t mundshme brenda një subjekti politik”.

“LDK-së i duhet unitet. Çdo mospajtim është i zgjidhshëm. Unë nuk besoj se largimi i figurave kryesore të partisë nga pozitat udhëheqëse na sjellë ndonjë dobi. Përkundrazi, çdo largim i tillë na bën më të dobët e më të ligë. LDK nuk ka njerëz në tepricë; LDK ka nevojë për njerëz me shumë; sidomos tani, sidomos të profilit të tillë”.

Në fund ai ka shtuar se “natyrisht që kam votuar kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit, dhe se do të angazhohet që të jenë afër për aq sa është e mundur me njeri tjetrin brenda partisë”. /Insajderi.com