Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek, ka thënë se prioritet në fazën e re të dialogut Beograd-Prishtinë, do të duhej të ishte zbatimi i marrëveshjeve të deritashme
“Ende duhet të presim për të parë cilat do të jenë rezultatet e dialogut të ripërtërirë. Prioritet do të duhej të ishte implementimi i plotë, nga të dy palët, i marrëveshjeve të arritura siç janë energjetika dhe liria e lëvizjes”, ka thënë Lunaçek.
Sipas fjalëve të saj, secila palë duhet të punojë për vete më atë plan e “jo ta presë palën tjetër”.
“BE do të duhej të vazhdonte me insistimin për implementim për t’u arritur normalizimi i plotë ndërmjet Kosovës e Serbisë”, ka thënë ajo raporton B92.
Lunaçek më tutje ka thënë se vazhdimi i dialogut të Brukselit do të jetë i vështirë për shkak të mungesës së besimit të ndërsjellë, ashtu dhe për moszbatim të marrëveshjeve./Insajderi.com