Lunacek thirrje vendeve të BE-së të mos i marrin parasysh udhërarrestet e Serbisë

Lunacek thirrje vendeve të BE-së të mos i marrin parasysh udhërarrestet e Serbisë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Colmarit për lirimin e Ramush Haradinajt dhe ka u ka bërë thirrje 28 shteteve anëtare të BE’së të mos i marrin parasysh udhër-arrestet e Serbisë.

Ajo ka thënë se mbajtja e Haradinajt në Francë sipas një urdhërarresti ndërkombëtar të vjetërsuar që nga viti 2004 nga Serbia, ishte krejtësisht i papranueshëm.

Ajo ka shtuar se Haradinaj është gjykuar dy herë dhe liruar nga krimet e luftës në Gjykatën e Hagës.

“Unë i bëj thirrje Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Zëvendëskryetares së Komisionit, Federica Mogherini, si dhe qeverive të 28 shteteve anëtare të BE-së dhe veçanërisht atyre të 23 njohësve, që të mos i marrin parasysh urdhër-arrestet e Serbisë”, ka thënë Lunaçek. /Insajderi.com