Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, do t’i hy garës për kryetar të komune.
“Unë ligjin e kam konsultuar dhe mendoj se kam drejtë të kandidoj. Unë punoj ditën e natën dhe nuk ndalna asnjëherë. Unë e kam ndërmend me i hy kandidaturës tash të shohim”, ka thënë ai për Indeksonline.
Zgjedhjet lokale mbahen më 17 tetor, në Skenderaj nuk dihet nëse kryetari aktual do të kandidojë.
Bekim Jashari ende nuk e ka vendosur për t’i hyrë për herën e dytë garës për Skenderajn. /Insajderi.com