Lushtaku e pranon humbjen: Duhet të përmirësojmë gabimet duke reformuar PDK-në

Lushtaku e pranon humbjen: Duhet të përmirësojmë gabimet duke reformuar PDK-në

Sami Lushtaku nga radhët e PDK-së, ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit nuk na dhanë rezultatin që kishim pritur.

Përmes një postimi të tij në ‘Facebook’, ai tha se sovrani vendosi ndryshe dhe se ata do ta respektojnë plotësisht vendimin e tij.

“Zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit të mbajtura dje, nuk kanë dhënë rezultatet që ne kemi pritur. Alternimi i pushtetit është pjesë thelbësore e demokracisë, atëherë kur sovrani vendos ndryshe dhe ne duhet plotësisht të respektojmë vullnetin e tij”

Tutje, Lushtaku ka shtuar se do të shikojnë ku kanë gabuar dhe do të refomohem që PDK të kthehet më e fortë se në të kaluarën.

“Dua të falënderoj qytetarët e Drenicës për mbështetjen masive plebishitare për PDK-në edhe në këto zgjedhje. Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për të fituar zgjedhjet në nivel vendi. Tashmë, duhet të shikojmë nga vetja, për të përmirësuar gabimet tona, për t’u reformuar e konsoliduar, më qëllim që PDK të kthehet edhe më e fuqishme sasa ka qenë në të kaluarën”, ka shkruar Lushtaku./Insajderi.com