
Ezani i myslimanëve po thërriste gjatë kohës sa zëvendës-kryeministri, Goran Rakiq, po raportonte para deputetëve të Komisionit për Qeverisje Lokale dhe Media.
Por, në drejtim të tij erdhi kërkesa e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtakut, që duhet ta ndërpriste fjalën derisa të përfundojë ezani.
Fjalimi u ndërpre me kërkesë të deputetit, njofton Insajderi.
Në të kaluarën shumë politikanë kosovarë kanë ndërprerë fjalimet e tyre gjatë kohës sa në minaren e xhamisë behet thirrje për namaz ( ritual islam ).
Përndryshe, Rakiq po raportonte për banerin e djegur “Liria ka Emër” në Veri të Kosovës.
“Vandalizëm” ishte ky veprim për përfaqësuesin e Qeverisë nga komuniteti serb. /Insajderi.com