Tuta nga marrëveshja

Lushtaku: Kam frikë nga përmbajtja e marrëveshjes me Serbinë – Asociacioni më i rrezikshëm se ndarja

S’është i mirë as Asociacioni e as ndarja, por nëse duhet të zgjedhet njëra, atëherë Lushtaku do ta zgjedhte këtë të dytën.

Lushtaku: Kam frikë nga përmbajtja e marrëveshjes me Serbinë – Asociacioni më i rrezikshëm se ndarja

Zyrtari i Partisë Demokratike dhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, ka thënë se ka frikë nga përmbajtja e marrëveshjes finale me Serbinë, duke lënë të nënkuptohet se ajo edhe mund të jetë e padëshirueshme për shtetin e Kosovës, njofton Insajderi.

Lushtaku, duke folur në emisionin Debat Plus në TV Dukagjin, ka deklaruar se megjithatë më frikë e ka Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, sesa një shkëmbim territoresh, apo ndarje të një pjese të vendit.

“Kam frikë nga përmbajtja e një marrëveshje me Serbinë normalisht”, pohoi Lushtaku.

“Por, më i rrezikshme është Asociacioni sesa shkëmbimi i territorit – nëse instalohet asociacioni”.

“E keqe më e vogël është shkëmbimi, sesa asociacioni”.

Ai ka thënë se këtu po flet vetëm në emër të vet dhe jo qëndrim zyrtar të partisë që i takon.

“Deklaratat e mia kanë qenë gjithmonë kundër ndarjes së Kosovë. Dëshira ime është që të mos ndodhë ndarja e Kosovës, por është e keqe më e vogël sesa ta kemi shtetin serb brenda Kosovës”./Insajderi.com