Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka thënë se kanë mbështetje masive nga familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Skënderaj, njofton Insajderi.
Kështu u shpreh ai me anë të një postimi në Facebook, ku tutje thotë se “Dikë nuk do ta zë gjumi nga kjo pamje”.
“Mbështetje masive për PDK-në nga familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Skënderaj”, ka shkruar Lushtaku.
Ndryshe, Mërgim Lushtaku në këto zgjedhje kandidon me numrin 11. /Insajderi.com