Lushtaku pas aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit: UÇK ka qenë dhe mbetet e drejtë

Lushtaku pas aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit: UÇK ka qenë dhe mbetet e drejtë

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë dhe do të mbetet përjetësisht e pastër dhe e drejtë”.

Ishin fjalët e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtakut, pas konfirmimit të aktakuzave ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Ai po ashtu tha se “Tani, më shumë se kurrë kemi nevojë për unitet të forcave politike përballë këtyre proceseve të rënda që po kalon bërthama e shtetësisë UÇK-ja dhe vet shteti ynë”.

Thaçi e Veseli pritet të transferohen në Hagë pasi një aktakuzë e propozuar gjashtë muaj më parë ka marrë konfirmimin nga Dhomat e Specializuara. /Insajderi.com