
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka thënë se strukturat e kësaj partie në Skenderaj “i kanë dhënë mbështetje të plotë”.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Lushtaku tregoi për takimin që kishte me degën e PDK-së në Skenderaj që ai e drejton.
“Sot takova strukturat e degës së PDK-së në Skenderaj. Bashkëbiseduam për zhvillimet politike në nivel qendror dhe lokal. Uniteti brenda strukturave tona është shumë i madh i cili do të ketë si rezultat ngritjen e fuqishme të PDK-së në nivel vendi”, ka shkruar ndër tjerash në Facebook.